SHBA: Kina ka kryer gjenocid ndaj ujgurëve

08:40 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Kina ka kryer gjenocid me represionin ndaj ujgurëve dhe popullatës tjetër kryesisht myslimane, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të martën.

“Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar Ujgurët nga partia-shtet kinez,” tha Pompeo në një deklaratë.

Kjo është dita e tij e fundit në detyrë si pjesë e administratës së Donald Trump.

Zgjedhja e presidentit të ri për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken ka thënë se pajtohet me gjetjen, transmeton portali arbresh.info

Grupet e të drejtave të njeriut besojnë që Kina ka arrestuar deri në një milion ujgurë viteve të fundit në atë që shteti e definon si kampet e ri-edukimit.

Sipas një hetimi të BBC, ujgurët janë duke u përdorur për punë të detyrueshme.

Tensionet me Kinën e kanë cilësuar mandatin e Trumpit, duke nisur nga politikat tregtare deri tek pandemia e koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme