Kina do të preferonte të pushtonte Tajvanin pa një operacion ushtarak, por po punon për të siguruar që ushtria e saj mund të fitojë edhe nëse SHBA-ja ndërhyn, thanë udhëheqësit e inteligjencës amerikane.
Kina e konsideron Tajvanin demokratik territorin e saj “të shenjtë” dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për të rimarrë kontrollin mbi të, transmeton portal arbresh.info
Shtetet e Bashkuara, si shumica e vendeve, nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë aleati dhe furnizuesi i tyre më i rëndësishëm i armëve.
“Ne mendojmë se ata ( kinezët) po punojnë shumë për ta vënë veten në një pozicion ku ushtria e tyre do të jetë në gjendje të pushtojë Tajvanin pavarësisht ndërhyrjes sonë,” i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit Avril Haines, drejtor i Komunitetit Kombëtar të Inteligjencës.
Haines dhe gjeneral-koloneli Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), dëshmuan për kërcënimet globale ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Haines theksoi se nuk beson që lufta e Ukrainë do të përshpejtonte planet e Kinës për Tajvanin.
Ndërkaq, Berrier tha se përdorimi i ushtrisë për të arritur qëllimet nuk është zgjedhja e parë e Pekinit.
“Unë besoj se Republika Popullore e Kinës do të preferonte të mos e bënte atë me forcë. Mendoj se do ta bënte atë në mënyrë paqësore me kalimin e kohës”, tha ai.
Sipas tij, Kina është duke marrë mësime interesante nga lufta në Ukrainë, përfshirë rëndësinë e udhëheqjes dhe taktikave me trupa të vogla dhe trajnim efektiv për sistemet e duhura të armëve dhe nënoficerë të aftë./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre