SHBA kërkon teste negative të COVID-19 për britanikët

10:15 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë testin negativ brenda 72 orëve për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuara.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë përmes një komunikate se “ të gjithë udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të kenë testin negativ me COVID-19 për të hyrë në SHBA.”

Ky vendim është marrë pas rasteve të reja me variantin e ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, shkruan Reuters./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme