SHBA-të kanë kërkuar një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime diplomatike, të cilat folën për AA në kushte anonimiteti, theksuan se SHBA-të kërkuan që takimi të mbahet të hënën në mënyrë që Uashingtoni të paraqesë prova të reja për sulmet ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit për të cilat fajësoi Iranin.
Kuvajti, i cili mban presidencën që nga muaji qershor, ende nuk e ka konfirmuar publikisht kërkesën.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot ndaloi një sulm hakmarrës ndaj objektivave iraniane që do të kishin vrarë 150 persona, duke e quajtur atë një përgjigje jo proporcionale ndaj rrëzimit të një droni amerikan më herët këtë javë.
“Ne ishim të ngarkuar për t’u hakmarrë natën e kaluar në 3 pika të ndryshme, kur unë pyeta sa do të vdesin. 150 njerëz, zotëri, ishte përgjigjja e një gjenerali. 10 minuta para sulmit e ndala atë, jo proporcional me rrëzimin e një droni pa pilot”, tha Trump në twitter.
Trump është zotuar se do të hakmerret për rrëzimin e një droni amerikan nga Irani. Irani thotë se droni ka shkelur në hapësirën ajrore kur është sulmuar, por administrata e presidentit amerikan thotë se ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...