SHBA i ka kërkuar Australisë të tërhiqet nga ligji i saj i propozuar kundër Facebook dhe Google, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një letër nga Zyra Ekzekutive e Presidentit të SHBA-së, Washington-i zyrtar shprehu shqetësim në lidhje me synimin e Canberras zyrtare për të detyruar dy kompanitë amerikane të paguajnë për lajmet, thuhet në raportimin e “ABC News”.
“Qeveria e SHBA-së është e shqetësuar se përpjekja, përmes legjislacionit, për të rregulluar pozicionet konkurruese të lojtarëve të ndryshëm në dëm të qartë të dy kompanive amerikane mund të rezultojë me një përfundim të dëmshëm”, thuhet në letrën e qeverisë amerikane.
Në prill të vitit të kaluar, Australia zbuloi planet për të detyruar gjigandët e teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjet e tyre.
Më herët, politikani Josh Frydenberg kishte thënë se duke krijuar një kod të detyrueshëm, Australia do të jetë vendi i parë në botë ku këtyre gjigantëve të mediave sociale do t’u kërkohet të paguajnë për përmbajtjen origjinale të lajmeve.
Megjithatë, më vonë në shtator të vitit të kaluar, Facebook u kërcënua se do të ndalonte përdoruesit të shpërndanin përmbajtje të lajmeve në Australi nëse propozimi miratohet dhe bëhet ligj.
Sipas Raportit të Lajmeve Digjitale të Universitetit të Canberra-s për vitin 2020, 39 për qind e australianëve përdorin Facebook-un për lajmet e përgjithshme.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...