SHBA ka denoncuar sekuestrimin e një anijeje mallrash në Detin e Kuq nga grupi Houthi të dielën.
“Kapja e anijes motorike Galaxy Leader nga Houthi në Detin e Kuq është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Ai tha se SHBA kërkuan lirimin e menjëhershëm të anijes dhe ekuipazhit të saj, përpara se të paralajmëronte se do të konsultohej me aleatët e saj dhe partnerët e OKB-së për të diskutuar hapat e mundshëm të ardhshëm.
Grupi Houthi ndau pamje dramatike, duke treguar se si e kapi anijen pasi luftëtarët ranë nga një helikopter në kuvertë. Pronari i anijes, Galaxy Maritime Ltd, tha se aktualisht po mbahet në portin Hodeidah të Jemenit./abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...