Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, deklaroi Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave që humben jetën.
Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.
Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin.
”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik”, theksoi një burim zyrtar. Por ka dyshime, që aeroplani mund të jetë rrëzuar nga autoritetet iraniane, të cilat pak kohë më vonë ndërmorën një sulm më raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...