Një diplomat i lartë amerikan, të martën, u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojnë vendin e goditur nga lufta që të përmbushë nevojat “e menjëhershme dhe urgjente”, jo vetëm rindërtim afatgjatë.
Kjo u tha në konferencën dy ditore të mbajtur në Lugano, e cila synonte të ndihmonte Ukrainën të rikuperohej nga Lufta e Rusisë, kur lufta të përfundoj.
Scott Miller, ambasadori i SHBA-së në Zvicër, i shtoi një dozë urgjence Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Lugano, në të cilën kryeministri ukrainas një ditë më parë prezantoi një plan prej 750 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin e tij që të rimëkëmbet tani, aty ku është e mundur, si dhe menjëherë pas luftës dhe në planin afatgjatë.
Shumë pjesëmarrës theksuan se përpjekjet do të zgjasin me vite dhe rindërtimi do të duhej të bëhej në disa faza.
Disa kërkuan mbështetje për Ukrainën përgjatë linjave të Planit Marshall të SHBA-së për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, duke lënë të kuptohet për një projekt të madh afatgjatë.
“Ndërsa ne e njohim rëndësinë e përgatitjes për të ardhmen e Ukrainës, të gjithë ne duhet të përmbushim angazhimet tona për t’i siguruar Ukrainës nevojat e saj imediate dhe urgjente”, tha Miller.
Disa paralajmëruan se nuk ka gjasa që kjo të bëhet shpejt.
“Unë me të vërtetë e kuptoj se ne duam të jemi gati brenda natës për të filluar nesër”, u tha gazetarëve presidenti zviceran Ignazio Cassis.
“Por ne e deklarojmë qartë: Ky është hapi i parë i një udhëtimi të gjatë”.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, i rrethuar nga Cassis, paralajmëroi se qeveria e tij do të zgjidhte me kujdes projekte të menjëhershme për rindërtimin e vendeve si shkolla, spitale dhe infrastruktura të tjera ndërsa lufta vazhdon, sepse forcat ruse thjesht mund t’i “shkatërrojnë ato përsëri”.
“Do të jetë një proces i papërfunduar,” tha Shmyhal, duke aluduar për një “rimëkëmbje të shpejtë” më të gjerë në një fazë të dytë.
Ai tregoi shpresat për të mbyllur dhe përdorur rreth 300 miliardë deri në 500 miliardë dollarë asete në pronësi ruse që janë ngrirë në shumë banka perëndimore për të ndihmuar në pagimin e rindërtimit të Ukrainës.
Paratë e tilla mund të plotësojnë paratë nga buxheti i Ukrainës shumë i sforcuar, si dhe mbështetje nga aleatët jashtë vendit.
“Është shumë e rëndësishme që bota e qytetëruar t’i japë sinjalin Rusisë, si agresor dhe agresorëve të tjerë të mundshëm në të ardhmen për të kuptuar se agresioni i paprovokuar duhet të paguhet nga ky agresor”, tha ai. “Rusia duhet të paguajë për këtë”, shtoi ai.
Një dokument përfundimtar i quajtur si “Deklarata e Luganos” parashtronte synimet për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës që ka të bëjë me transparencën e qeverisë, respektin për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit që ka pllakosur vendin që kur u nda nga Rusia pas përfundimit të Bashkimi Sovjetik tre dekada më parë.
Shumë thanë se plani i Bashkimit Evropian për të marrë Ukrainën si anëtare një ditë mund të ndihmojë në mbështetjen e këtij procesi reformash.rel
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...