Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe departamenti i shtetit rekomandojnë dërgimin e të paktën 3 mijë trupave në Afganistan për të luftuar talebanët.
Sipas mediave amerikane, udhëheqësit ushtarak gjithashtu do të kërkojnë autoritet për të sulmuar nga ajri liderët talebanë.
Presidenti Donald Trump nuk e ka miratuar planin, thonë zyrtarë të paidentifikuar, ndërkohë që një tjetër kërkesë e tyre do të jetë dërgimi i 3 deri në 5 mijë ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s.
Aktualisht, në Afganistan ndodhen 13 mijë trupa të Aleancës së veriut, 8.400 prej të cilëve amerikanë.
Operacionet luftarake të SHBA kundër talebanëve përfunduan zyrtarisht në 2014, por forcat speciale kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje për trupat afgane. Në shkurt, komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali Xhon Nicholson i tha një komiteti të Senatit se kishte “një mungesë prej disa mijëra trupash.
Muajin e kaluar, talebanët njoftuan fillimin e ofensivës së pranëverës, një javë pasi vranë 135 ushtarë në një kompleks ushtarak të qytetit verior Mazar-e Sharif.
Militantët kanë deklaruar se do të përdorin taktika ushtarake dhe politike dhe se shënjestrat kryesore të tyre do të jenë forcat e huaja. Zyrtarët amerikanë thanë se plani i ri do të zgjeronte në mënyrë domethënëse rolin luftarak të trupave amerikane dhe do të autorizonte Pentagonin dhe jo Shtëpinë e Bardhë për të vendosur numrat e trupave.
Presidenti Trump pritet të marrë një vendim para se të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 25 maj.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...