Pas stuhisë së quajtur Harvey, e cila rezultoi shkatërrimtare javën e kaluar për qytetin Houston, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë pritet që Florida të hyjë nën ndikimin e uraganit Irma.
Kjo stuhi e kategorisë së 4-t, e cila u është drejtuar Karaibeve dhe brigjeve jugore të SHBA-së, ka bërë që autoritetet e Floridës dhe Porto-Rikos të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Sinoptika paralajmëron se stuhia mund të sjellë reshje shiu të dendura, të cilat ka shumë gjasa të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke tërhequr vëmendjen sidomos mbi Orlandon.
Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA (NHC) pret që Irma të godasë Floridën ditën e premte dhe thekson se shteti do të përgatitet më së miri duke marrë masat e nevojshme përpara se uragani të mbërrijë, por shton se është shumë herët për të parashikuar rrugëtimin ose pasojat e stuhisë.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 67 qytete të shtetit duke theksuar se bëhet fjalë për një stuhi të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
“Në Florida, ne gjithmonë jemi të përgatitur për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën. Ndonëse rrugëtimi i saktë i stuhisë në këtë moment nuk dihet, nuk guxojmë të jemi të papërgatitur”, tha Scott.
Gjendje të jashtëzakonshme shpalli gjithashtu të hënën Guvernatori i Porto-Rikos, Ricardo Rossel, që aktivizoi Gardën Kombëtare në kuadër të përgatitjeve përpara mbërritjes së uraganit.
Irma mund të jetë uragani i dytë i fuqishëm që do të godasë SHBA-në, pasi javën e kaluar “Harvey” goditi shtetin federal të Teksas dhe shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në Houston, qyteti i katërt më i madh në SHBA, duke marrë jetën e 60 personave, sipas bilancit të fundit.
Mësohet se vdekjet më të shumta janë shkaktuar nga vërshimet dhe rëniet e pemëve si pasojë e stuhisë.
Përveç shkaqeve të lartpërmendura, autoritetet teksane njoftuan se disa qytetarë dhe pacientë të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e vonesës së ndërhyrjes mjekësore nga ekipet e urgjencës, si dhe nga mosfunksionimi i bombolave të oksigjenit apo aparaturave të tjera në rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonat e prekura nga uragani dhe përmbytjet.
Krahas qindra-mijëra banesave dhe automjeteve, vërshimet e shkaktuara nga stuhia kanë dëmtuar gjithashtu shumë ura e rrugë; ndërkohë që dhjetëra-mijëra persona janë strehuar në strehimore të përkohshme.
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave në SHBA (FEMA) bëri me dije se 53 mijë e 630 qytetarë janë vendosur nëpër hotele për shkak të stuhisë deri më tani.
Sipas FEMA-s, rreth 560 mijë familje janë regjistruar në programin e asistencës për strehim.
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...