SHBA ka premtuar për më shumë armatim, thotë ministri i jashtëm i Ukrainës

01:08 | 23 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka përshkruar këstin e sanksioneve të Joe Biden kundër Rusisë si një “lëvizje të parë” të fortë, por që ka bërë thirrje edhe për sanskione më të ashpëra ndaj Rusisë.

Kuleba, i cili pati një takim me presidentin amerikan të martën, tha për Fox News se ai kishte siguruar gjithashtu një premtim për më shumë armë nga zyrtarët amerikanë, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina nuk po kërkon “çizmet amerikane” në terren për të menaxhuar krizën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme