SHBA ka përditësuar me prodhime të reja armët bërthamore të stacionuara në Gjermani, raportonte sot e përditshmja vendase Der Spiegel.
Sipas gazetës operacioni sekret i modernizimit të armëve ka ndodhur në vjeshtën e 2019, kur bombat termo-nukleare tip 20 B61 u dërguan në SHBA nga baza gjermane ajrore e Buechel dhe u kthyen dy ditë më vonë pas përdirësimit të programeve të tyre kompjuterike.
Uashingtoni raportohet se informoi Berlin pak para zhvillimit të operacionit, por ushtria gjermane Bundeswehr ka qenë në gatishmëri për të ndihmuar në rast të problemeve me transportin. Departamenti amerikan i mbrojtjes refuzon të zbulojë të dhëna mbi operacionin, duke thënë vetëm se ka standarde strikte për transportin e armëve bërthamore amerikane.
Gjatë Luftës së Ftohtë SHBA ka vendosur një numër të konsiderueshëm kokash bërthamore në Evropën perëndimore. Shumica e tyre u hoqën pas vitit 1991, por rreth 150 bomba mbeten ende në kontinent, të magazinuara në disa vende si Italia, Belgjika, Holanda, Gjermania e Turqia.
Shpërndarja e forcës bërthamore është pjesë e programit të strategjisë së NATOs, ku bëjnë pjesë Gjermania e SHBA.
Zyrtarisht as Uashingtoni e as Berlini nuk konfirmojnë prezencën e armëve të tilla në territorin gjerman.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...