Pentagoni tha të enjten se ka në Siri 2,000 trupa. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i asaj që kishte deklaruar më parë, prej 900 ushtarësh.
Sipas Pentagonit trupat shtesë konsiderohen të përkohshme dhe se ishin dërguar për të mbështetur misionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Zëdhënësi i Pentagonit gjeneral major Pat Ryder u tha gazetarëve se ai nuk e dinte se për sa kohë ky numër kishte qenë 2,000, por shtoi se ndoshta bëhej fjalë prej disa muaj dhe përpara rënies nga pushteti të udhëheqesit sirian Bashar al-Assad.
“Vet unë e mësova këtë numër sot. Si dikush që ka qëndruar para jush dhe u ka thënë 900, doja ta dinit shifrën që kemi mbi këtë çështje”, tha zoti Ryder.
Shtetet e Bashkuara kishin thënë publikisht prej disa vitesh se kishin në Siri 900 trupa, të cilët po punonin me forcat lokale për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, por që ishte arritur të zmbrapsej.
Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri, megjithatë Presidenti i zgjedhur Donald Trump mund t’i largojë ato, pasi të marrë detyrën më 20 janar./voa/
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin