SHBA ka autoritet të mjaftueshëm për të mbajtur Iranin përgjegjës për shtypje të protestave

19:45 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara kanë autoritet të mjaftueshëm për ta mbajtur Iranin përgjegjës për çdo dhunë kundër demonstruesve, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert në një njoftim për shtyp.

“Ne kemi autoritet të mjaftueshëm për të mbajtur përgjegjës ata që kryejnë dhunë kundër protestuesve, kontribuojnë në censurë ose vjedhin nga njerëzit e Iranit”, tha Nauert. “Për viktimat e regjimit, themi: Nuk do të harroheni”, transmeton portali arbresh.info

Më 3 janar, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaruan se trazira e vitit “ka dështuar”. Sipas komandantit major-gjeneralit Mohammad Ali Jafari, numri i protestuesve ishte i vogël dhe nuk tejkalonte 15,000 anembanë vendit.

Që nga 28 dhjetori kanë shpërthyer demonstrata nëpër Iran, për shkak të ekonomisë dhe regjimit islamik në vend./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme