Google ADS

SHBA jep lajmin e madh: Në Afganistan është vrarë lideri i IS-it

21:52 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara thonë se një lider lokal i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe disa komandantë të tij, janë vrarë nga një sulm ajror amerikan.

Nga sulmi para tri ditësh është vrarë, Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë, theksohet në kumtesën e sotme të komandës ushtarake amerikane në Kabul të Afganistanit.

Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar.

“Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K”, tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme