Ushtria amerikane ka hedhur ndihma nga ajri në Rripin e Gazës të premten, pasi enklava bregdetare palestineze po përballet me një katastrofë humanitare.
Kjo është hera e katërt që ushtria amerikane hedh ndihma nga ajri për palestinezët në Gazë brenda një jave.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.
Presidenti amerikan Joe Biden – i cili njoftoi për hedhjen e parë të ndihmave nga ajri javën e kaluar – tha të enjten se ushtria amerikane do ta ndërtojë një port në Rripin e Gazës, për të mundësuar furnizim më të madh më ndihma në këtë territor përmes detit.
Të martën, SHBA-ja dhe Jordania i hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime në Gazë, tha ushtria amerikane./rel
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë