Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin një ndalesë për paditë amerikane ndaj kompanive të huaja që bëjnë biznes në Kubë.
“Çdo person apo kompani që bën biznes në Kubë duhet ta marrë parasysh këtë njoftim”, tha Pompeo në një konferencë për media më 17 prill.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 2 maj.
Amerikanët për dy dekada e kishin të ndaluar të padisin kompanitë që veprojnë në pronat amerikane të cilat u konfiskuan nga Kuba pas revolucionit të vitit 1959.
Kuba e quajti vendimin si një “sulm ndaj të drejtës ndërkombëtare”.
Ky vendim i autoriteteve amerikane mund të nxisë një reagim të aleatëve si Evropa dhe Kanadaja pasi kampanitë e tyre kanë interesa të rëndësishme në ishull.
Një zyrtar i lartë i SHBA-së ka thënë në kushte anonimiteti se këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të njoftojë sanksione të reja.
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...