Ushtria amerikane tha se rebelët e lëvizjes jemenase Huthi kanë sulmuar me raketa një anije tregtare në Gjirin e Adenit.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija M/V MSC SKY II pësoi “dëme”.
Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes nuk ka pasur të lënduar si pasojë e këtij sulmi. Anija, që është e regjistruar në Liberi dhe ishte nën pronësi zvicerane, nuk ka kërkuar ndihmë pas sulmit dhe ka vazhduar rrugëtimin, tha Komanda amerikane.
Një ditë më herët, rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë sulmuar një anije “me një numër raketash detare”.
Huthët kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që nga nëntori i vitit të kaluar, në mbështetje të palestinezëve pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ushtria amerikane tha se Huthët kanë lëshuar disa raketa nga Jemeni drejt jugut të Detit të Kuq. Megjithatë, raketat ranë në ujë dhe nuk dëmtuan asnjë anije tregtare apo anije të Marinës amerikane.
Ushtria amerikane tha se forcat e saj kanë kryer sulme “vetëmbrojtëse” kundër dy raketave që paraqitën “një kërcënim të menjëhershëm” ndaj një anijeje tregtare dhe anijeve të Marinës amerikane në rajon, u tha në deklaratë.
SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme kundër caqeve të Huthëve në Jemen dhe e kanë kthyer këtë lëvizje jemenase në listën e grupeve terroriste.
Sulmet e Huthëve kanë penguar tregtinë globale, duke detyruar anijet që të ndryshojnë rrugët, duke përdorur rrugë më të gjata, gjë që ka rritur çmimet e transportit./rel/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...