Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me systemin e avancuar rus të mbrojtjes raketore.
Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u propozoi një kompromis në të cilin aleatët e NATO-s nuk vendosin plotësisht sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor, shkruan AFP, transmeton arbresh.info.
“Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet për propozimin turk.
“Sistemi rus S-400 nuk është i përshtatshëm me pajisjet e NATO-s, ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s”, u tha Price gazetarëve.
“Ne kemi kërkuar dhe do të vëzhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem.”
Ministri Akar, ka bërë krahasime me rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus më të vjetër S-300 pas kërcënimeve të Turqisë për të sulmuar Qipron, nuk e kishtë bërë plotësisht funksional atë.
Por, zyrtarët amerikan hodhën poshtë këtë krahasim, duke thënë që sistemi S-400 është më i përparuar.
Turqia ka vazhduar me blerjen pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara, e cila nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi sanksione në agjencinë e prokurimit të Turqisë.
Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.
Administrata e Biden tani më ka folur në lidhje me shqetësimet e saj rreth ndalimeve dhe komenteve homofobike ndërsa autoritetet turke godasin studentët demonstrues./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...