Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër caqeve të lidhura me një grup në Siri, që mbështetet nga Irani, tha ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, një grup monitorues tha se nga sulmet amerikane janë vrarë pesë luftëtarë.
Këto sulme ishin në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj trupave amerikane në Siri, tha Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM).
Sulmet kishin për shënjestër “një depo të armëve dhe një seli të logjistikës… në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj personelit amerikan”, tha CENTCOM përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk identifikoi grupin e sulmuar.
“Nuk kishte dëme në ndërtesat e SHBA-së e as të plagosur në mesin e personelit amerikan apo të forcave partnere gjatë këtij sulmi”, shtoi CENTCOM.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se “pesë luftëtarë proiranianë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u goditën nga avionët luftarakë amerikanë” në një nga bazat e tyre në qytetin e Albukamalit, në provincën lindore siriane të Deir Ezorit.
Të hënën, forcat amerikane bombarduan nëntë caqe që ishin të lidhura me grupet e mbështetura nga Irani, në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa dhe dronë, tha Pentagoni.
Vëzhguesi tha se nga këto sulme u vranë katër anëtarë të grupeve besnike ndaj Iranit.
Ushtria amerikane ka afër 900 trupa në Siri dhe 2.500 në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar që u krijua më 2014 për të ndihmuar në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar, grupet proiraniane vazhdimisht kanë shënjestruar forcat amerikane në Siri dhe Irak, në përgjigje për mbështetjen që Uashingtoni i ofron Izraelit.
Në shumë raste, SHBA-ja u është përgjigjur këtyre sulmeve, duke kryer sulme ndaj grupeve që mbështeten nga Teherani./rel
Kurti: Kushtet për takimin me Vuçiqin janë të njejta, të dor...
Bogujevci: Serbia nuk ndryshon kurrë, vendi duhet të fuqizoh...
“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenin...
“Nëse e bëjë këtë dal nga shtëpia”, Gresa i tregon Lelës për...
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...