Shtetet e Bashkuara kanë thënë se forcat amerikane kanë kryer sulme në Irak në tri objekte të shfrytëzuara prej milicivve të mbështetura prej Iranit.
Në sulmet “precize” janë shënjestruar “grupi Kataib Hezbollah dhe grupe tjera të lidhura me Iranin”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Ai ka thënë se sulmet kanë qenë “përgjigje direkte” për sulmet kundër SHBA-së dhe aletëve të koalicionit në Irak dhe Siri.
Disa pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan janë plagosur në sulmet me raketa në një bazë ajrore në perëndim të Irakut, javën e kaluar.
Zyrtarët kanë thënë se këta pjesëtarë po testohen për “trauma në tru”.
Komanda Qendrore amerikane pati thënë se milici të përkrahura nga Irani e kanë shënjestruar bazën Al Asad, në të cilën strehohen trupat ushtarake amerikane, me raketa balistike.
Një grup që e quan vetëm Rezistenca Islamike në Irak, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sipas Institutit të Uashingtonit për Politika në Lindje të Afërt, me bazë në Shtetet e Bashkuara, grupi është krijuar në fund të vitit 2023 dhe përbëhet prej shumë grupeve të armatosura, që janë të lidhura me Iranin, por veprojnë në Irak.
Ky grup e ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme tjera kundër forcave amerikane në javët e fundit.
Austin e ka lavdëruar “profesionalizmin” e personelit ushtarak amerikan në planifikim dhe kryerje të sulmeve në Irak, në kuadër të përpjekjeve për të shkatërruar grupin ekstremist Shteti Islamik (IS).
Austin ka theksuar se ai dhe presidenti amerikan, Joe Biden, “nuk do të hezitojnë të marrin masa” për t’i mbrojtur interesat amerikane.
“Nuk synojmë përshkallëzim konflikti në rajon. Jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa për të mbrojtur njerëzit tanë dhe objektet tona. U bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që t’i ndalin menjëherë këto veprime”, ka thënë ai.
Ushtria amerikane nuk ka ofruar hollësi se ku në Irak i ka sulmuar shënjestrat.
Trupat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar dhjetëra herë prej milicive të lidhura me Iranin, prej nisjes së luftës Izrael-Hamas në tetor të vitit të kaluar.
Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./rel
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...