Google ADS

SHBA-ja sot shpall sanksionet e reja ndaj Rusisë

08:03 | 6 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën.

Sipas një anëtari të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, sanksionet do të jenë në bashkëpunim me G7, raporton CNN.

Ai tha se paketa gjithëpërfshirëse do të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë dhe do ta dërgojë atë më tej në rrugën e izolimi ekonomik, financiar dhe teknologjik.

Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”, tha zyrtari.

Zyrtari shtoi se kanë arritur tashmë në përfundimin se Rusia kreu krime lufte në Ukrainë dhe informacioni nga Bucha duket se tregon prova të mëtejshme të krimeve të luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme