Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor të cilët akuzohen se kanë sulmuar palestinezët dhe u kanë bërë presion që të largohen nga toka e tyre.
Dy ferma, që udhëhiqen nga kolonët izraelitë po ashtu janë sanksionuar. Ky vendim i SHBA-së ka të ngjarë që të rrisë edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Izraelit lidhur me luftën në Gazë.
Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është rritur dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor.
“Sot, po ndërmarrim veprime të mëtejme për të promovuar llogaridhënie për ata që ushtrojnë dhunë dhe shkaktojnë trazira në Bregun Perëndimor”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit, tre individët e sanksionuar u identifikuan si Zvi Bar Yosef, Neriya Ben Pazi dhe Moshe Sharvit. Ata u përshkruan si izraelitë në fillim të të 30-tave, të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor.
Thesari po ashtu sanksionoi dy ferma bujqësore që udhëhiqen nga kolonët. anksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të lidhura me individët dhe entitetet e sanksionuara.
Autoriteti Palestinez ka thënë se të paktën 430 persona janë vrarë nga forcat izraelite apo nga kolonët izraelitë, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor.
Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë ushtarake në Gazë që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.
Miller, gjatë një konferenca për media, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të parandaluar sulmet e dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Aktualisht, nëntë persona janë sanksionuar në bazë të urdhrit ekzekutiv të administratës amerikane që shënjestron kolonët në Bregun Perëndimor.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?