Shtetet e Bashkuara kanë pezullimin 44 fluturime drejt Kinës, në përgjigje të një vendimi të mëhershëm të Kinës që anuloi disa fluturime të SHBA-së për shkak të shqetësimeve lidhur me koronavirusin.
Uashingtoni tha më 21 janar se do të pezullojë fluturimet e katër kompanive ajrore kineze duke nisur nga 30 janari dhe ky vendim do të vlejë deri në fund të marsit.
Vendimi prek disa fluturime të kompanive ajrore Xiamen, Air China, China Southern Airlines dhe China Eastern Airlines.
Që prej 31 dhjetorit të vitit 2021, Pekini ka pezulluar fluturimet e kompanive ajrore amerikane United, American dhe Delta pasi disa pasagjerë kishin dalë pozitivë me koronavirus.
Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Uashington i tha agjencisë Reuters se politikat e Pekinit “janë zbatuar në mënyrë të barabartë për gjitha kompanitë ajrore kineze dhe të huaja në një mënyrë fer, të hapur dhe transpçarente”.
Për shkak të politikave të ashpra kundër pandemisë, Kina praktikisht ka mbyllur kufijtë e saj, ka reduktuar fluturimet ndërkombëtare vetëm 200 në javë, që paraqet vetëm 2 për qind të fluturimeve që kryheshin para pandemisë, kanë thënë autoritetet kineze./arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...