Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e katër anijeve luftarake me vlerë 6,9 miliardë dollarë për Greqinë të premten së bashku me transaksionet ekzistuese të modernizimit të fregatës me vlerë 2,5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kostoja e vlerësuar prej 2,5 miliardë dollarëve do të mbulojë “shitje të mundshme ushtarake jashtë vendit” në Greqi për modernizimin e fregatës së klasës MEKO dhe pajisjeve përkatëse, ndërsa 6,9 miliardë dollarë të tjera do të ndahen për blerjen e katër anijeve luftarake sipërfaqësore shumëqëllimëshe (MMSC) dhe pajisjeve përkatëse, thuhet në dy deklarata të veçanta.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi certifikimin e kërkuar, duke njoftuar Kongresin për shitjen e mundshme të premten, shtohet në deklaratat me shkrim.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s, i cili është një partner i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë”, thuhet më tej.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Greqisë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar një aftësi efektive parandaluese luftarake për të mbrojtur interesat detare dhe infrastrukturën në mbështetje të vendndodhjes së saj strategjike në krahun jugor të NATO-s”, u tha në deklarata.
Agjencia nënvizoi se blerjet do të “rrisin stabilitetin dhe sigurinë detare” në rajonin e Mesdheut Lindor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe objektivat strategjikë të NATO-s dhe SHBA-së.
“Greqia kontribuon në operacionet e NATO-s në Kosovë, si dhe në përpjekjet detare kundër terrorizmit dhe kundër piraterisë. Greqia nuk do të ketë vështirësi t’i tërheqë këto artikuj dhe shërbime në forcat e saj të armatosura”, thekson deklarata.
Deklaratat gjithashtu thanë se shitja e propozuar e pajisjeve dhe mbështetjes “nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”.
Për realizimin e kësaj shitjeje, komitetet përkatëse të kongresit nuk duhet të kundërshtojnë miratimet brenda 30 ditëve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...