Një cilkon që është duke u formuar në det afër dy Karolinave me gjasë do të forcohet shpejt dhe do ta nisë lëvizjen drejt bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara të shtunën.
Stuhia po e rrezikon rajonin me reshje të dendura të borës dhe erë të fuqishme, kombinim i rrezikshëm që mund të lë pa rrymë shumë amerikanë, të shkaktojë vërshime në zonat bregdetare dhe të krijojë kushte të rrezikshme për udhëtim, shkruan CNN.
Autoritetet i zgjeruan paralajmërimet për stuhi bore në zona ku banojnë dhjetë milionë njerëz në dhjetë shtete lindore, nga Anglia e Re deri në Virgjinia. Në këtë zonë përfshihen edhe Portlandi, Massachusettsi e Bostoni.
Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi se kushtet e stuhisë së borës do ta bëjnë trafikun të vështirë dhe ndoshta të pamundshëm. “Stuhia e fuqishme dimërore do të prodhojë ndikim të konsiderueshëm në pjesë të Anglisë së Re dhe në rajonin bregdetar të Verilindjes të shtunën”, thuhet në njoftim.
Qendra për Parashikimin e Motit paralajmëroi se temperaturat jashtëzakonisht të ulëta janë të mundshme, ashtu siç janë edhe vërshimet në zonat bregdetare./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...