Departamenti për Sigurinë e Atdheut në Shtetet e Bashkuara e ka lëshuar një paralajmërim të nivelit kombëtar për sulme të mundshme kibernetike nga Irani pas sulmit me dron në Irak, ku forcat amerikane e vranë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani.
“Irani e ka një program të fuqishëm kibernetik dhe mund të realizojë sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, thuhet në paralajmërim.
“Ky shtet ka mundësi të kryejë sulme kibernetike me efekte të përkohshme penguese ndaj infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara”, theksohet më tej në këtë dokument.
Disa orë pas publikimit të këtij paralajmërimi, një grup hakerësh iranianë e hakuan faqen e internetit të një agjencie qeveritare amerikane.
Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për masa të mundshme hakmarrëse nga Irani për shkak të sulmit të së premtes kundër ushtarakut të lartë iranian, i cili ishte komandant i forcave Kuds.
Më parë, forcat e udhëhequra nga gjenerali i vrarë janë cilësuar zyrtarisht si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit