Shtetet e Bashkuara i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta mbështesë planin trefazor, të shpallur nga presidenti Joe Biden, që synon t’i japë fund luftës gati tetëmujore në Gazë.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA-ja shpërndau një projekt-rezolutë te 14 anëtarët e tjerë të Këshillit, për mbështetjen e përfundimit të konfliktit.
Konflikti ka nisur qysh tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar papritur Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, ushtria izraelite është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë.
Sipas autoriteteve të Hamasit, që kontrollojnë këtë enklavë, mbi 36.000 njerëz janë vrarë deri më tash në sulmet izraelite.
Plani i shpallur nga Biden përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.
“Shumë liderë dhe qeveri, përfshirë ato në rajon, e kanë miratuar këtë plan. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit që t’iu bashkohet atyre në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshjeje – pa vonesa dhe pa kushte të tjera”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.
Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve kryesore arabe – Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit dhe Egjiptit – kërkuan nga Izraeli dhe Hamasi që ta konsiderojnë propozimin e Bidenit “seriozisht dhe pozitivisht”.
Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.
Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, se do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, se do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës./rel
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...