SHBA-ja ka tashmë 18 milionë të prekur nga coronavirusi

20:48 | 22 Dhjetor 2020
L G

Numri i rasteve totale nga coronavirusi në SHBA u rrit në mbi 18 milionë bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Deri më tani, vendi ka regjistruar 319 mijë viktima si pasojë e COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka miratuar deri më tani dy vaksina për përdorim emergjent.

E para është ajo e Pfizer-BioNTech e cila u vlerësua me një efikasitet prej 95 për qind, dhe e dyta është Moderna e cila thuhet se është 94 për qind efektive.

Vaksinimet e para kanë filluar tashmë në të gjithë zonën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme