SHBA-ja jep detaje të reja për armët që i kanë dërguar deri më tani në Ukrainë

14:42 | 8 Qershor 2022
K.B

SHBA-të kanë treguar detaje të reja mbi numrin total të armëve të cilat i kanë dërguar në Ukrainë, Që nga fillimi i konfliktit me 24 shkurt e deri më sot.

Vlera këtyre pajisjeve ushtarake të dërguara në Ukrainë deri më tani ka arritur shifrën e mbi 4 miliardë dollarëve, dhe shumica e këtyre pajisjeve kanë arritur në Ukrainë.
Armët dhe pajisjet e dërguara në Ukrainë deri më tash janë:
6,500 raketa anti-tank Javelin
20,000 armë të lehta anti-blind
1,400 raketa kundër ajrore Stinger
108 mjete të artilerisë Howitzer me 220.000 predha
121 Phoenix Ghost dhe 700 Switchblade, dronë sulmues
200 mjete të blinduara për bartje të personelit
Disa qindra vetura të modelit Humvee
20 helikopterë sovjetik MIG-17
4 mjete të sistemit raketor HIMARS
7,200 automatik me kalibër 50mm
3 AN/TPQ-36, radarë që detektojnë predhat
Këto pajisje zakonisht përfundojnë në lindje të Ukrainës në qytetin e Donbas, zonë kjo ku janë fokusuar luftimet.
Kievi zyrtar vazhdimisht po bënë thirrje për furnizim me armë për të përballuar sulmet nga Moska zyrtare, sulme të cilat po kryhen me mjete më të avancuara duke qenë se ajo zonë gjendet afër kufirit rus. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme