SHBA-ja është e gatshme të flasë për paqe në Lindjen e Mesme

20:57 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të flasin për paqen në Lindjen e Mesme dhe t’i drejtojnë bisedimet mes Izraelit dhe Palestinës, transmeton arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane ne OKB Nikki Haley.

Ambasadorja Haley ka dhënë detajet të planit rreth bisedimeve Izrael – Palestinë, para 15 anëtarëve të këshillit të Kombeve të Bashkuara.

“Negociatorët tanë janë ulur prapa meje dhe janë gati për bisedime. Por ne nuk do t’ju vijmë nga pas. Zgjedhja është e juaja zoti President” ka thënë Haley në këshillin e OKB-së.

Kurse presidenti Abbas nuk ka qëndruar gjatë konferencës për ta dëgjuar të gjithë fjalimin e ambasadores Haley./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme