Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të fillojë të refuzojë azilin për migrantët që shfaqen në kufirin Shteteve të Bashkuara me Meksikën, nëse ata nuk kanë aplikuar më parë në internet ose pa kërkuar mbrojtje në një vend përmes së cilit kanë kaluar.
Ky vendim është në kuadër të masave të reja që synojnë të godasin kalimet e paligjshme të kufirit duke krijuar rrugë të reja ligjore, duke përfshirë një plan për hapjen e njëqind qendrave rajonale të migracionit në të gjithë hemisferën perëndimore, thanë zyrtarët e administratës amerikane, raporton AP.
Për këtë masë të re u njoftua për herë të parë në muajin shkurt. Një gjë është e sigurt, ky vendim do të përballet me sfida ligjore.
Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, ndoqi masa të ngjashme, por më të rrepta, por një gjykatë federale e apelit i pengoi ato të hynin në fuqi.
Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se kishin plane për të hapur qendra rajonale përreth kufirit, ku emigrantët mund të aplikonin për të shkuar në SHBA, Kanada ose Spanjë.
Për themelimin e dy qendra të tilla, pati njoftime më parë, përfshirë një në Guatemalë dhe një në Kolumbi.
Është e paqartë se ku do të jenë vendet e tjera. Zyrtarët e administratës amerikane folën në kushte anonimiteti për AP-në.
Të gjitha masat kanë për qëllim të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si migrantët shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së.
Kufizimet e lidhura me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 e të cilat do të shfyqizohe këtë javë, ua kishin lejuar zyrtarëve të kufirit që të kthenin shpejt njerëzit – dhe ata e bënë këtë 2.8 milion herë.
Por edhe gjatë kohës sa këto kufizime ishin në fuqi, kalimet kufitare u rritën në nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Kongresi ka dështuar të bëjë ndonjë ndryshim të madh të ligjit të imigracionit në dekada.
Zyrtarët amerikanë po përgatiten për një numër të madh emigrantësh që mund të përpiqen të kalojnë kufirin këtë javë, ndoshta për të anashkaluar rregullat e reja që hyjnë në fuqi të enjten, më 11 maj.
Siç bëhet e ditur, shumë të tjerë prisnin derisa të largoheshin këto masa, duke menduar se shanset e tyre mund të ishin më të mira.
Pasi të ndodhë ndryshimi, migrantët të cilët kapen gjatë kalimit ilegal të kufirit SHBA-Meksikë, nuk do të lejohen të kthehen në SHBA në një periudhë prej pesë vitesh dhe mund të përballen me ndjekje penale nëse e bëjnë këtë.
Rreth 24 mijë oficerë të zbatimit të ligjit u stacionuan përgjatë kufirit me Meksikën, i gjatë mbi 3 mijë kilometra.
Një shtesë prej 1,500 trupash ushtarake do të dërgohen për të mbështetur Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, por nuk do të ndërveprojnë me emigrantët.
Po ashtu rreth 2,500 trupa të Gardës Kombëtare janë tashmë atje, të ngarkuara për të ndihmuar autoritetet e ligjzbatuese.
Institucionet e SHBA-së, do të kthejë emigrantët nga Haiti, Venezuela, Kuba dhe Nikaragua në Meksikë nëse ata nuk aplikojnë fillimisht përmes internetit, nëse nuk kanë një sponsor dhe nëse kalojnë një kontroll të historisë së tyre./REL/
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...