Qeveria e Hondurasit shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-së dhe se nuk janë të përgatitur për të pritur kaq shumë njerëz që do të kthehen.
“Ky është një vendim traumatik për ta dhe ne duhet të tregojmë solidaritet; të dërgojmë një mesazh shprese që jo çdo gjë ka marrë fund dhe se ka ende veprime që mund të ndërmerren”, tha Ana Garcia Carias, Zonja e Parë e Hondurasit.
Për hondurasit, programi i mbrojtjes së përkohshme është zbatuar që në vitin 1999, pas uraganit Mitch që la pasoja shkatërruese për këtë vend të Amerikës Qendrore.
Grupet për të drejtat e emigrantëve dhe sindikatat premtuan të mbështesin emigrantët nga Hondurasi.
“57 mijë hondurasit që Trump kërkon t’i zbojë nga SHBA-ja mund të shkojnë në një vend që është sot shumë më i rrezikshëm për gratë, për pjesëtarët e komunitetit indigjen, komunitetit LGBTQ dhe minoritetet e tjera, krahasuar me periudhën kur u larguan dhe përfituan statusin e mbrojtjes së përkohshme. Mjafton të themi se ata janë anëtarë të komunitetit tonë dhe po sulmohen”, tha Ada Briceno, drejtuese sindikatash.
Pakësimi i emigracionit të ligjshëm dhe goditja e emigracionit të paligjshëm kanë përparësi në axhendën e Presidentit Donald Trump.
Kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri një deklaratë ku thuhet se “me eliminimin e statusit të mbrojtjes së përkohshme dhe deportimin e dhjetëra mijëra familjeve vetëm do të shtohen vuajtjet në Honduras, ku destabiliteti politik, mungesa e ushqimeve dhe dhuna e bandave vazhdojnë të godasin pa mëshirë popullsinë vendase”./VoA
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi