Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vendosur që të mos kryejnë më manovrat e përvitshme ushtarake, me qëllim që të ndihmojnë përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut.
Pentagoni njoftoi se shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë vendosur që t’i japin fund ushtrime ushtarake me qëllim “që të ulim tensionet dhe të mbështesim përpjekjet tona diplomatike për të arritur denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean”.
Ky vendim vjen pas samitit ndërmjet presidentit Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un në Vietnam, ku dy liderët nuk arritën ndonjë marrëveshje.
Disa zyrtarë perëndimorë shprehën shqetësimet e tyre se dhënia fund e ushtrimeve ushtarake mund të reduktojë gatishmërinë ushtarake në rast se rriten sërish tensionet me Korenë e Veriut.
Pentagoni tha se aleatët janë pajtuar që të vazhdojnë të kenë gatishmëri ushtarake, përmes stërvitjeve ushtarake në përmasa më të vogla dhe programeve të trajnimeve në terren.
Presidenti Trump në të kaluarën ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me koston e ushtrimeve ushtarake me Korenë e Jugut.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...