Shërbimet e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë Perëndimore kanë spiunuar në dhjetëra shtete për dekada, përmes kontrollit të fshehur te një kompanie zvicerane që ka shitur produkte për kodim, ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post ashtu sikurse transmetuesi gjerman, ZDF, duke cituar një raport të klasifikuar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Nga vitet 1970, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Perëndimore kanë marrë kontrollin e kompanisë zvicerane, Crypto AG, që ka shitur produktet e saj në më shumë se 120 shtete pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të këtij shekulli në Iran, qeveri të Amerikës Jugore, Indi dhe Pakistan.
Agjencia gjermane e spiunimit BND është tërhequr nga operacioni në fillim të viteve 1990, mirëpo CIA, ka vazhduar aktivitetin deri më 2018.
Qasja në komunikime të koduara u ka ndihmuar agjencive amerikane të spiunimit që të sigurojnë informacion të klasifikuar sa u përket ngjarjeve në gjithë botën, nga kriza me pengje në Iran më 1979, deri te bombardimi i një diskoje në Berlin nga Libia më 1986, kanë raportuar të dyja gazetat.
Ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk kanë blerë pajisje për kodim nga kjo kompani.
Ministria zvicerane e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se qeveria do të nisë hetime për këtë çështje.
Washington Post ka raportuar se CIA dhe BND kanë fituar miliona dollarë nga shitjet e kompanisë, Crypto.
Crypto AG është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Rusi, Boris Hagelin, i cili ka ikur nga Skandinavia në Shtetet e Bashkuara më 1940, kur nazistët kanë pushtuar Norvegjinë.
Kompania është likuiduar më 2018, derisa identiteti ipronarëve mbetet i mbrojtur përjetësisht nga ligjet e Lihtenshtajnit./ REL
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...