Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore në veri dhe perëndim të Filipineve, një ditë pasi Kina kreu ushtrime të mëdha ushtarake përreth Tajvanit.
Stërvitjet vjetore, të quajtura “Helmi”, fokusohen në mbrojtjen e vijës veriore bregdetare të Filipineve në ishullin e Luzonit, që gjendet rreth 800 kilometra nga ishulli vetëqeverisës i Tajvanit.
Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e forcës për marrjen e kontrollit të ishullit. Kina tha se stërvitjet e së hënës ishin “paralajmërim i ashpër” për forcat “separatiste” në ishull. Gjatë stërvitjeve, ushtria kineze rrethoi Tajvanin.
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve po mbahen pas një seri të konfrontimeve mes Kinës dhe Filipineve lidhur me shkëmbinjtë nënujorë dhe ujërat në Detin e Kinës Jugore, që Pekini pretendon se i përkasin atij.
Komandanti i marinës së Filipineve, gjeneralmajor Arturo Rojas, tha gjatë ceremonisë hapëse të stërvitjeve, se stërvitjet “nuk kanë të bëjnë asgjë me atë që po ndodh në rajon”.
Stërvitjet do të përqendrohen në ushtrimet në veri të brigjeve të Luzonit, ndërkaq aktivitetet e tjera do të kryhen në ishujt e vegjël filipinas që gjenden mes Luzonit dhe Tajvanit.
“Ne nuk po stërvitemi që t’i bashkohemi luftës [për Tajvanin]”, tha Rojas.
Ndërkaq, përfaqësuesi i marinës amerikane, koloneli Stuart Glenn, tha se stërvitjet synojnë të ndihmojnë SHBA-në dhe aleatët e saj që të përgjigjen “ndaj çdo krize”.
Po ashtu, ishulli Palavan, që gjendet afër Detit të kontestuar të Kinës Jugore, po ashtu do të jetë vend ku do të mbahen stërvitje.
Në këto stërvitje po marrim pjesë edhe pjesëtarë të marinave të Australisë, Britanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Më 11 tetor, Qeveria filipineze njoftoi se një prej anijeve të patrullës civile kishte pësuar një dëm të vogël më 11 tetor, pasi qëllimshëm ishte shtyrë nga një anije e marinës kineze.
Incidenti ndodhi rreth 9.3 kilometra nga ishulli Titu i Filipineve, por ekuipazhi i anijes së Filipineve nuk ishte lënduar gjatë këtij incidenti dhe kishte vazhduar patrullimin.
Për vite të tëra, Kina ka tentuar të zgjerojë praninë e saj në zonat e Detit të kontestuar Jugor. Në muajt e fundit, Kina po ashtu ka dislokuar anije të rojeve bregdetare dhe të ushtrisë në këtë det./rel
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...