Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër shtatë rusëve, të akuzuar për drejtimin e një bande famëkeqe hakerimi, e cila kreu sulme kibernetike ndaj bizneseve, shkollave, spitaleve në të dy vendet, dhe vendeve tjera në botë.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtatë rusët ishin udhëheqësit e një bande të njohur si Trickbot, e cila kishte synim spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020.
Departamenti tha se Rusia është “një strehë për kriminelët kibernetikë, ku grupe të tilla si Trickbot kryejnë lirisht aktivitete keqdashëse kibernetike kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve e partnerëve”.
Britania tha se kriminelët kibernetikë kishin përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë paund (32.85 milionë dollarë) nga ata që ishin në shënjestër vetëm në territorin britanez.
Të dy vendet thanë se bashkëpunimi i tyre ishte i rëndësishëm në përpjekjet për të penguar kriminelët ndërkombëtarë kibernetikë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dhe Britania do të vazhdojnë të punojnë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ekspozuar dhe penguar “krimin kibernetik që buron nga Rusia”.
Trickbot u identifikua për herë të parë në vitin 2016 nga studiues të sigurisë.
Ai evoluoi nga një trojan bankar i njohur si Dyre, për të cilin Departamenti amerikan i Thesarit tha se operohej nga individë me bazë në Moskë për të vjedhur të dhëna financiare.
Departamenti tha se Vitaly Kovalev është figurë qendrore në këtë grup.
Gjashtë individët e tjerë: Maksim Mikhailov, Valentin Karyagin, Mikhail Iskritskiy, Dmitry Pleshevskiy, Ivan Vakhromeyev dhe Valery Sedletski, punuan në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e ransomware dhe pastrimin e parave.
Sanksionet ngrijnë çdo pronë të mbajtur nën juridiksionin amerikan nga këta shtatë persona, dhe ndalojnë të gjitha marrëdhëniet me individët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
Shërbimit Shëndetësor i Irlandës dhe Qeveria e Kosta Rikës ishin ndër institucionet jashtë SHBA-së dhe Britanisë që ishin në shënjestër të grupit./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...