Armenia njoftoi se do të jetë nikoqire e stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara, që janë planifikuar të mbahen javën e ardhshme. Ky zhvillim ka të ngjarë të zemërojë Rusinë.
Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se stërvitjet “Eagle Partner 2023” do të mbahen nga 11 deri më 20 shtator. Stërvitjet, sipas kësaj ministrie, janë për përgatitjen e forcave armene për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.
Ende nuk dihet numri i personelit ushtarak të SHBA-së dhe Armenisë që do të përfshihen në stërvitje.
Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe e sheh veten si fuqinë kryesore në rajonin e Kaukazit Jugor, që deri në vitin 1991 ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Moska po ashtu ka forca paqeruajtëse në rajon për të mbikëqyrur marrëveshjen që i dha fund një lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit më 2020. Kjo ishte lufta e dytë që këto shtete zhvilluan që nga kolapsimi i Bashkimit Sovjetik.
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, tha në një intervistë të publikuar gjatë fundjavës se Rusia ka dështuar të mbrojë Armeninë, kundër asaj që ai e cilësoi si agresion të vazhdueshëm nga Azerbajxhani. Ai sugjeroi se lufta e Rusisë në Ukrainë nënkupton se Moska nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e sigurisë së Armenisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të martën se ai nuk pajtohet me qëndrimin e Pashinianit.
“Rusia absolutisht është pjesë integrale e rajonit”, tha ai. “Rusia luaj rol të vazhdueshëm dhe shumë të rëndësishëm në stabilizimin e situatës në këtë rajon dhe do të vazhdojë ta luajë këtë rol”./REL/
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...