Zyrtarët amerikanë të Shëndetësisë tërhoqën sot autorizimin për përdorim emergjent të dy trajtimeve antiCOVID-19, klorokinës dhe hidroksiklorokinës.
“Nuk është më e arsyeshme të besosh se administrimi oral i hidroksiklorokinës dhe klorokinës është efektiv në trajtimin e COVID-19”, tha përgjegjësja shkencore për Agjencinë e Barnave të SHBA-së (FDA), Denise Hinton.
“As nuk është e arsyeshme të besosh se përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre produkteve i kapërcejnë rrezikun e tyre të njohur dhe të mundshëm”, shtoi ajo.
Më 28 mars, FDA dha miratimin e saj që këto trajtime antimalarie të rekomandoheshin vetëm në spitale, për pacientët e infektuar nga koronavirusi i ri.
Më 25 prill, FDA paralajmëroi kundër përdorimit të tyre jashtë spitaleve ose testeve klinike, për shkak të rrezikut të çrregullimeve në ritmin e zemrës./atsh/
Maqedonci: FSK i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit
Vitia: Kemi premtuar t’i shtojmë buxhetit 40 milionë euro pë...
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas – Rezult...
Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
“Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë”, ...
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!