Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka akuzuar një anëtar të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në lidhje me një komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë së Bardhë, John Bolton.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi më 10 gusht për akuzat kundër Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, 45 vjeç.
Departamenti tha se ai “u përpoq të paguante 300.000 dollarë individë në SHBA për të kryer vrasjen” në Uashington ose në shtetin fqinj të Maryland.
Prokurorët thanë se komploti mund të vinte si hakmarrje për sulmin me dron të janarit 2020, që vrau Qassem Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare Quds të IRGC-së.
Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin për zbardhjen e çështjes.
Ai tha në një deklaratë se megjithëse nuk mund të thuhet shumë publikisht, “një pikë është e padiskutueshme: sundimtarët e Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”./rel/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje