Shërbimet inteligjente ruse po përdorin tri uebfaqe në gjuhën angleze për të shpërndarë dezinformata rreth pandemisë së koronavirusit, duke synuar të shfrytëzojnë krizën me të cilën po lufton Amerika, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë, njofton agjencia AP.
Dy rusë që kanë pasur role të rëndësishme në shërbimin inteligjent ushtarak të Moskës i njohur si GRU, janë identifikuar si përgjegjës për fushatën e dezinformimit që ka për qëllim arritjen te amerikanët dhe audienca perëndimore, kanë thënë zyrtarët e Qeverisë së SHBA-së. Ata kanë folur për “AP” në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.
Informatat ishin të klasifikuara më herët, por zyrtarët po flasin tash për të paralajmëruar qytetarët.
Mes fundit të majit dhe fillimit të qershorit, një nga zyrtarët amerikanë, ka thënë se tri uebfaqet kanë publikuar 150 artikuj për pandeminë në reagim, përfshirë edhe informata për të ngritur Rusinë dhe denigruar Amerikën.
Në mesin e shkrimeve që u ka rënë në sy zyrtarëve të SHBA-së i kishte rënë në sy një që thoshte se Rusia i ka dhënë ndihmë urgjente dhe të vlefshme SHBA-së për të luftuar pandeminë dhe një ku thoshte se Pekini beson se COVID-19 është armë biologjikë. Në tekstin lidhur me Pekinin, kishte edhe deklarata të rrejshme të autoriteteve kineze./Koha.net/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin