Ushtria amerikane dhe zyrtarët e inteligjencës kanë parashikuar se 50.000 njerëz mund të vdesin dhe pesë milionë mund të bëhen refugjatë nëse Rusia pushton Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane e kanë informuar Kongresin dhe partnerët evropianë për krizën Ukrainë-Rusi, raportuan mediat e SHBA-së.
Duke deklaruar se Rusia është afër përfundimit të përgatitjeve për një invazion në shkallë të gjerë në Ukrainë, zyrtarët kanë deklaruar se 50 mijë njerëz mund të vdesin në rast të një ofensive dhe pesë milionë të tjerë mund të bëhen refugjatë.
Zyrtarët kanë njoftuar se në kufirin e Rusisë me Ukrainën gjenden 83 batalione ruse, secili i përbërë nga rreth 750 ushtarë.
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...