Inflacioni vjetor i konsumit në SHBA u rrit për 8,5 për qind në korrik, duke shënuar rënie nga rritja prej 9,1 për qind në qershor, kur shënoi rritjen më të madhe 12-mujore që nga nëntori i vitit 1981, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Departamentit të Punës, Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI), i cili mat ndryshimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve nga këndvështrimi i konsumatorit, ishte më i ulët se vlerësimi i tregut për një rritje vjetore prej 8,7 për qind.
Në baza mujore, CPI në korrik mbeti i pandryshuar nga muaji i kaluar, duke mposhtur sërish pritjet e tregut për një rritje prej 0,2 për qind. Rritja mujore e CPI-së në qershor ishte 1,3 për qind.
“Kishte disa indekse që shënuan rënie në korrik, duke përfshirë ato për tarifat e linjave ajrore, makinat dhe kamionët e përdorur, komunikimin dhe veshjet”, tha Departamenti i Punës në një deklaratë.
CPI-ja bazë, e cila përjashton ushqimin dhe energjinë, u rrit me 0,3 për qind në korrik nga muaji i kaluar, përsëri nën pritjet e tregut i cili parashikoi një rritje prej 0,5 për qind. Në qershor, CPI bazë kishte shënuar një rritje mujore prej 0,7 për qind.
Në krahasim me vitin e kaluar, CPI bazë u rrit për 5,9 për qind në korrik.
“Indeksi i energjisë u rrit me 32,9 për qind për 12 muaj bashkë me korrikun, një rritje më e vogël se rritja prej 41,6 për qind për periudhën në fund të qershorit”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, “indeksi i ushqimit u rrit me 10,9 për qind gjatë vitit të kaluar, rritja më e madhe 12-mujore që nga periudha që përfundoi në majin e vitit 1979” thuhet gjithashtu në deklaratë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...