SHBA imponon sanksione ndaj kompanive kineze që vazhdojnë me blerjen e naftës nga Irani

18:09 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për të imponuar sanksione ndaj disa individëve dhe kompanive kineze të cilat me dijeni kanë vazhduar të blejnë naftë nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sanksionet e reja Pompeo i paralajmëroi në konferencën e titulluar “Unitet kundër Iranit bërthamor” që u zhvillua në New York.

Pompeo tha se kanë marrë vendimin për të imponuar sanksione ndaj disa individëve dhe kompanive kineze Cosco Shipping Tanker Co. dhe China Concord Petroleum Co., të cilat kanë vazhduar të blejnë naftë nga Irani dhe në këtë mënyrë kanë shkelur sanksionet ndaj Iranit.

Pasi ka theksuar se Irani për një kohe të gjatë ka kryer “akte shkatërruese” në rajon, Pompeo tha se ka ardhur koha që vendet e botës të bashkohen kundër Iranit.

Në të njëjtën kohë me sekretarin Pompeo, edhe Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar se në kuadër të sanksioneve krahas disa individëve janë përfshirë edhe kompanitë e emëruara Cosco Shipping Tanker Co, China Concord Petroleum Co, Kunlun Holding Company, Kunlun Shipping Company dhe Pegasus 88 Limited.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), paralajmëroi se “do të vazhdojnë të rriten sanksionet ndaj Iranit nëse ky vend vazhdon në këtë mënyrë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme