SHBA ia refuzon vizën ministrit të jashtëm iranian

09:30 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara ia kanë refuzuar vizën ministrit të jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Misioni iranian në OKB megjithatë, tha se ende nuk kishte marrë përgjigje lidhur me vizën e Zarif për të cilën ishte bërë kërkesa javë më parë, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi parë raportet e mediave, por nuk kemi marrë ndonjë komunikim zyrtar as nga SHBA as nga KB, për vizën e Ministrit të Jashtëm Zarif”, i tha misioni iranian agjencisë së lajmeve Reuters.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të KB, i planifikuar për të enjten, do të ishte shansi i parë i Zarifit për t’iu drejtuar bashkësisë ndërkombëtare pas vrasjes të së premtes së kaluar të komandantit të lartë ushtarak iranian Qassem Soleimani në një sulm me dronë nga SHBA.

I dërguari i Iranit në OKB Majid Takht Ravanchi i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të dënojë sulmin dhe të ndërmarrë hapa për të frenuar veprime të tilla të njëanshme nga SHBA-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme