Qeveria amerikane ka aprovuar shitjen për 23 miliardë dollarë të 40 avionëve luftarakë “F-16” Turqisë, një lëvizje kjo e vonuar pasi Ankaraja ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Marrëveshja parashikon edhe pajisje modernizimi për 79 avionë ekzistues turq të llojit “F-16”. Departamenti i Shtetit i bëri të ditur Kongresit se ka aprovuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve “F-35” Greqisë, me vlerë 8.6 miliardë.
Turqia e ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një vit vonesë, situatë që krijoi tensione në radhët e Aleancës.
Ankaraja e bëri për herë të parë kërkesën për avionët në vitin 2021, por refuzimi për t’i lejuar aksesin në organizatë vendit nordik futi në ngërç procesin.
Turqia ishte e shqetësuar për mbështetjen e pretenduar të Suedisë për separatistët kurdë. Por ligjvënësit turq e ratifikuan protokollin e anëtarësimit këtë javë dhe presidenti Erdogan hodhi firmën mbi të.
Menjëherë më pas, presidenti amerikan Joe Biden dha dritën e gjelbër që shitja e “F-16-ave” të bëhej pa asnjë vonesë.
Tani, Hungaria është anëtarja e vetme e NATO-s që duhet ende të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë, edhe pse së fundmi ka pasur sinjale pozitive.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të 2022-shit rriti peshën e rëndësisë së Turqisë si mburojë në rajonin e detit të Zi.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara aprovuan transferimin në Ukrainë të avionëve “F-16”, nga Danimarka dhe Holanda, sapo pilotët ukrainas të kishin përfunduar stërvitjen për përdorimin e tyre./euronews.al
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë