Kreu i komitetit për punë të jashtme të Senatit Amerikan, Jim Risch, tha sot se do përshpejtojnë procedurat e shitjes së aeroplanëve luftarak F-16 Taiwan’it pasi Kina po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj diktatorial në rajon.
Kjo marrëveshje dërgon porosi të qartë për vendosmërinë e SHBA’ve për ruajtjen e demokracisë dhe sigurisë në rajon. Kjo lëvizje do të dekurajoj Kinën të kërcënoj partnerin tonë strategjik, Taiwan, dhe sistemin qeveritar demokratik të tyre.
Ky projekt is shitjes së armatimit në Taiwan është i dyti këtë vit pas atij të muajit të kaluar ku u shitën tanke “M1 Abrams” dhe predha anti tanke “Stinger” që u aprovuan muajin e kaluar nga Senati Amerikan. Vlera ishte 2.2 miliardë dollarë amerikan, transmeton Gazeta Metro.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnitori kryesor i armatimit të Taiwan, që Kina e konsideron krahinë të saj. Pekini asnjëherë nuk e ka mohuar përdorimin e forcës për të kthyer provincën e vetëqeverisur nën kontroll.
Muajin e kaluar pas aprovimi të shitjes së armatimit në Taiwan nga Senati Amerikan, Kina kishte deklaruar se janë të gatshëm të shkojnë në luftë nëse dikush provon të ndajë Taiwan nga vendi.
Kina dhe SHBA’ja janë në konflikt rreth tregtisë me sanksione të imponuara nga të dyja palët.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë