Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, thotë se do të flasë me homologun e tij rus në ditët në vijim, për një ofertë “të konsiderueshme” që synon të sjellë në shtëpi, yllin amerikan të basketbollit, Brittney Griner dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan, që të dy, aktualisht, janë të ndaluar në Rusi.
Çështje të tjera që priten të fliten midis Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, përfshijnë zbatimin e një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit përmes porteve të Detit të Zi të Ukrainës, dhe aneksimin e Rusisë të rajonit lindor të Ukrainës Donbas, shkruan VOA, transmeton arbresh.info
Dy kryediplomatët folën për herë të fundit personalisht më 15 shkurt, disa ditë përpara se Rusia të niste pushtimin e saj ushtarak në Ukrainë.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, Blinken tha se Uashingtoni i kishte dhënë Moskës një ofertë “të konsiderueshme” në mënyrë që të sillte në shtëpi Griner dhe Ëhelan. Por, ai nuk pranoi të zbulonte detaje të ofertës.
“Me një propozim thelbësor në tryezë javë më parë për të lehtësuar lirimin e Whelan dhe Griner, qeveritë tona kanë komunikuar vazhdimisht dhe drejtpërdrejt mbi atë propozim,” tha Blinken.
“Shpresa ime do të ishte të flas me Ministrin e Jashtëm Lavrov, unë mund të avancoj përpjekjet për t’i sjellë ata në shtëpi,” tha ai, duke shtuar se presidenti Joe Biden ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt dhe ka nënshkruar ofertën e SHBA./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...