Google ADS

SHBA i ka kërkuar Rusisë të shpjegojë “provokimet” në kufirin me Ukrainën

09:53 | 6 Prill 2021
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë “të besueshme” raportet e lëvizjeve ushtarake ruse në kufirin e Ukrainës, me ç’rast i kanë kërkuar Moskës të shpjegojë “provokimet” dhe kanë shprehur gatishmëri të përfshihen në këtë situatë, thanë të hënën Departamenti i Shtetit i SHBA-ve.

Lëvizjet e raportuara të trupave ruse në kufi me Ukrainën lindore janë bërë pika e fundit e tensionit në marrëdhëniet e akullta SHBA-Rusi, më pak se tre muaj pasi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, mori detyrën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në një konferencë për shtyp se Shtetet e Bashkuara do të shqetësoheshin nga çdo përpjekje e Moskës për të frikësuar Ukrainën qoftë kjo në territorin rus apo brenda Ukrainës, raporton “Reuters”.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se “përshkallëzimet e fundit të agresionit rus dhe përshkallëzimi në Ukrainën lindore” është “diçka që ne po shohim nga afër”, transmeton arbresh.info.

“Ne i kemi kërkuar Rusisë një shpjegim rreth këtyre provokimeve,” tha Price. “Por më e rëndësishmja, ajo që kemi sinjalizuar me partnerët tanë ukrainas është një mesazh sigurie.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme