Një zyrtar i lartë i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) ka thënë për Sputnik që SHBA vazhdon t’i furnizojë ata me armë, madje së fundmi u ka dërguar 120 kamionë të mbushur me armatim të rëndë dhe automjete të blinduara.
“SHBA na ka furnizuar me automjete të blinduara Hummer dhe armatime të rënda për operacionin e Deir ez-Zor, përfshirë raketa, raketa me rreze infra të kuqe, mitralozë, minahedhës, Kalashnikova dhe municione të tjera”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti, transmeton portali arbresh.info
Sipas zyrtarit të lartë, armët dhe automjetet janë sjellë nga territori i Irakut të Veriut përmes pikave të kontrollit Semelka në Rojava, territori ku banojnë kurdët sirianë. Nga atje, kamionët me armë u larguan për territoret që janë pastruar nga Daesh (ISIS) në veri të Deir ez-Zor.
Numri i përgjithshëm i kamionëve arriti në 120, sipas burimit, megjithatë tha se ata kanë nevojë për më shumë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...